LajmeRajonTopLajm

Gjukanoviq pranon humbjen: E respektoj zgjedhjen e qytetarëve të Malit të Zi

Milo Gjukanoviq e ka pranuar humbjen në zgjedhjet presidenciale përball Jakov Milatoviq.

Gjukanoviq e ka uruar Milatoviqin për fitore.

Në një konferencë për media, ai theksoi se e respekton zgjedhjen që kanë bërë qytetarët e Malit të Zi.

“Mali i Zi zgjodhi. Unë e respektoj atë zgjedhje. E përgëzoj Jakov Milatoviqin për besimin që mori në zgjedhje”, tha Gjukanoviq.

Milo Gjukanoviq i falënderoi të gjithë qytetarët që i besuan.

“Për mua, secila votë është e vlefshme sa një mal, sepse ruajtja e besimit pas 30 vjetësh në pushtet nuk është shumë e lehtë”, theksoi Gjukanoviq.

Gjukanoviq shtoi se partia e tij ka treguar përgjegjësi absolute ndaj Malit të Zi.

Për 30 vjet sa ka qenë në pushtet, Milo Gjukanoviq dy herë ishte president dhe shtatë herë kryeministër

Related Articles

Back to top button
Close
Close