
Sekretari Organizativ i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi e ka parë me shqetësim Raportin e Departamentit të Shtetit amerikan mbi Kosovën. Thotë se në të shfaqet korrupsioni i lartë i Qeverisë, shkruan Ekonomia Online.
Një tjetër gjë shqetësuese e sheh edhe dhunën mbi baza gjinore, për të cilën thotë se nuk ka rezultate nga e kaluara.Në një intervistë për Ekonomia Online, Nushi përmend ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, si shembull i korrupsionit.
“Ka kohë që po e themi dhe që po ndodh që Qeveria dhe qytetarët po jetojnë në realitete paralele. Ne qytetarët jemi që vuajmë çdo gjë të kësaj Qeveria dhe është Qeveria që po jeton në një realitet ku gjithçka është në rregull, kushtet janë të mira e pagat janë të larta dhe nuk ka korrupsion. Ndërkohë Raporti i Departamentit të Shtetit flet për korrupsion serioz qeveritar në nivele të larta të korrupsionit dhe po ashtu shumë shqetësuese është edhe dhuna mbi baza gjinore nga e cila kjo Qeveri nuk është që ka bërë diçka, rezultatet janë pothuajse identike me ato të viteve të kaluara.



