LajmeSport

S’ka marrëveshje, Usyk – Fury nuk zhvillohet në prill

Kemi pritur që një kohë të gjatë një luftë të tillë dhe duket se s’do ta kemi gjatë muajve në vijim, kjo pasi ekipi i Oleksandr Usyk ka refuzuar luftën me Furyn.

Kampioni i botës i kishte pranuar të gjitha kushtet e vendosura nga boksieri britanik, madje ai ra aq poshtë sa pranoi të ketë vetëm 30 për qind të fitimeve, shkruan Lajmi.net

Por, sipas faqes në Twitter “Boxing Kingdom”, ekipi i Usyk i tregoi mediave se Fury refuzoi të luftonte më datën 29 prill – edhe pse kishte deklaruar se është gati për çdo meç gjatë kësaj kohe.

Usyk luftën e fundit e zhvilloi ndaj Anthony Joshua, ku fitoi dhe mbeti kampion i botës, kurse Fury luftoi në dhjetor të vitit 2022 ndaj Derek Chisora – ku fitoi me nokaut./Lajmi.net/

Related Articles

Back to top button
Close
Close