LajmeSport

Portieri Ederson zbulon trajnerin e ardhshëm të Brazilit

Portieri i Man. Sitit, braziliani Ederson, mund të shohë trajnerin e Real Madridit, Karlo Ançelotin, duke marrë drejtimin e Brazilit.

“Selecao”-t po kërkojnë një trajner të ri të nivelit lartë pas largimit të Tites, pas Kampionatit Botëror që u mbajt vitin e kaluar na Katar. Ançeloti është në listën e Brazilit dhe Ederson zbuloi këtë gjë.

“Kam folur me Kasemiron, Vinicius dhe Militaon. Është një mundësi e madhe që Ançeloti të arrijë këtu, kështu që ne do të përpiqemi ta bëjmë atë të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur. Më kanë thënë se ai është i jashtëzakonshëm, të gjithë e pëlqejnë atë, ai është fitues. Ne do të shohim në të ardhmen e afërt nëse është kështu”, ka shtuar më tej gardiani i Man. Sitit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close