LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti në Çair: Kohëve të fundit shumë po ju ngelet hatri, por te unë kthim prapa nuk ka

Në orët e pasdites, Bashkimi Demokratik për Integrim organizoi një tubim në Çair, tubim ku në foltore u paraqitën ministrat e kësaj partie, kryeparlamentari Talat Xhaferi dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, transmeton Portalb.mk.

“Kohëve të fundit shumë po ju ngelet hatri, por te unë kthim prapa ska! Unë respektoj vendimet e shumicës së organeve partiake, por unë nuk mund të dal nga rruga e trasuar me gjak e me vlera, ndaj një përshëndetje speciale shkon për bashkëluftëtarët e mi dhe familjet e dëshmorëve. Misioni ynë nisi për bashkim, për të ju dhënë shqiptarëve atë që e kanë merituar historikisht, lirinë, drejtësinë, barazinë, sepse fjala e lirë dhe mendimi pa kufi është anarki!”, deklaroi Ahmeti.

Ai deklaroi që është shumë krenar me ekipin e BDI-së në qeveri, duke theksuar që këto vlerësime vijnë edhe nga ndërkombëtarët.

“Asgje nuk filloi dhe nuk do të përfundoj as me mua e as me dikë tjetër, vetëm fryma e Ali Ahmetit duhet të jetë e përjetshme sepse është më e mira për shqiptarët”, deklaroi Artan Grubi, duke shtuar se “duam të mbahemi mend që i kemi qëndruar pranë rilindasit të fundit të popullit tonë, Ali Ahmetit”.

Disa figura të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Çair, të njohur si “Grupi i Zjarrit” kishin organizuar tubim me qytetarët në Çair para një muaj, ku një nga kërkesat e tyre ishte edhe largimi i zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe ministrave që janë të afërt me atë.

“Nuk e merr seriozisht detyrën që ka, nuk mund ta mbron trashëgiminë iliro-dardano të Shkupit, as fëmijët e Velesit, as investimet kapitale, apo 25 përqind nga 400 milion euro investime. Edhe në kohën e Gruevskit me më pak pushtet kemi arritur më shumë se sa sot me gjithë këtë pushtet Artan Grubi”, kishte deklaruar deputeti Izet Mexhiti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close