
Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së kërkon tërheqjen e ligjit për lojërat e fatit, i cili propozohet të miratohet me flamur evropian. Sipas VMRO-DPMNE mazhoranca po abuzon me procedurën e miratimit duke përdorur flamurin evropian.
“Çdo ligj duhet të kalojë filtrin e komisionit përkatës, ndërsa Komisioni për Çështje Evropiane të kontrollojë përputhshmërinë e ligjeve me direktivat dhe rregulloret evropiane. Prandaj do të kërkojmë që ky ligj të hiqet nga rendi i ditës së seancës së sotme dhe Kuvendi të rishqyrtojë edhe më tej përdorimin e flamurit të BE-së për këtë ligj.”, – deklaroi Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE.
Përfaqësuesit e lojërave të fatit apelojnë të mos miratohen ndryshimet
Ndërkohë përfaqësuesit e Shoqatës së Organizatorëve të Lojërave të Fatit dhe Shoqatës së Bastoreve Sportive kanë kërkuar që deputetët që të mos pranojnë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese.
“Fatet e 10 mijë familjeve janë lënë në ndërgjegjen e të gjithë deputetëve, të cilët nëse kalojnë këto ndryshime ligjore do të detyrohen në masë të madhe ta kërkojnë fatin e tyre në vendet perëndimore.”, – theksoi Goran Stoimenov nga SHOLF.
“Jemi mbledhur këtu për të dërguar një mesazh të qartë dhe serioz se nuk do të qëndrojmë të heshtur dhe të shikojmë se si miratohet ligji më i keq në histori që do të mbyllë industrinë legale të lojërave të fatit dhe do t’i hapë gjerë derën ekonomisë gri dhe krimit.”, – u shpreh Vasko Ilievski nga ShBS.
Me ndryshimet e ligjit propozohet që hapësirat afariste, gjegjësisht vendet për pagesë në të cilat organizohen lojërat e fatit të jenë në largësi jo më pak se 500 metra nga shkollat fillore dhe të mesme e që me ligjin ekzistues nuk është konfirmuar largësia e hapësirave afariste në të cilat organizohen lojërat e fatit nga shkollat fillore dhe të mesme.


