BotaLajme

Luftë e përgjakshme në Bakhmut, ndërkohë Finlanda shqyrton dërgimin e avionëve luftarakë

Luftimet intensive u zhvilluan për qendrën e qytetit Bakhmut të Ukrainës, sheshi i betejës më të gjatë dhe më të përgjakshme që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë.

“Detashmentet e sulmit të grupit paraushtarak rus Ëagner po sulmojnë nga disa pika, duke u përpjekur të thyejnë mbrojtjen e trupave tona dhe të avancojnë në rrethet qendrore”, tha të hënën Oleksandr Syrsky, një komandant i forcave tokësore ukrainase në Bakhmut.

“Sa më afër qendrës së qytetit, aq më të vështira janë luftimet dhe aq më shumë artileri,” përsëriti dhe Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit paraushtarak Ëagner.

Të dielën, ai e përshkroi gjithashtu situatën në qytet si “të vështirë, shumë të vështirë, me armikun që lufton për çdo metër”.

Qyteti, i cili kishte një popullsi të paraluftës prej rreth 70,000 banorësh, ka qenë epiqendra e luftimeve në frontin lindor për muaj të tërë, edhe pse rëndësia e tij strategjike është e diskutueshme nga ekspertët.

Avionë luftarakë për Ukrainën

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin tha të hënën se ishte e hapur për diskutime për t’i dhënë Ukrainës avionë luftarakë F-18.

Ushtria ukrainase ka kërkuar F-16, avionët më të disponueshëm të prodhuar nga Amerika, të cilët gjithnjë e më shumë po zëvendësohen me modele më të reja.

Dhe në dhjetor, Finlanda njoftoi se do të porosiste 64 copë F-35A nga prodhuesi amerikan Lockheed Martin.

“Ukraina ka nevojë për pajisje edhe më të rënda … çështja tjetër e madhe janë avionët luftarakë dhe mbrojtja ajrore,” tha Marin.

“Ne kemi F-35-ët e rinj që janë duke ardhur… Kur këta Hornet të vjetër të hiqen, ne mund të diskutojmë përdorimin e tyre në të ardhmen.”

Megjithatë, F-35 nuk do të mbërrijnë deri në vitin 2025.

Zgjatje 60-ditore e marrëveshjes së eksportit të grurit

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Verchinin tha pas bisedimeve në Gjenevë se Moska “nuk është kundër një zgjatjeje të mëtejshme” të marrëveshjes së grurit ukrainas të arritur korrikun e kaluar midis OKB-së, Ukrainës, Rusisë dhe Turqisë.

“Por vetëm për 60 ditë”, tha ai, duke theksuar se “pozita jonë e ardhshme do të përcaktohet nga progresi i prekshëm në normalizimin e eksporteve tona bujqësore, jo me fjalë por me vepra”.

OKB-ja dhe Turqia ndërmjetësuan marrëveshjen midis vendeve ndërluftuese që i lejon Ukrainës – një nga shportat kryesore të bukës në botë – të transportojë ushqime dhe plehra kimke nga tri nga portet e saj të Detit të Zi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close