Shëndetësia në vend ka kapacitet për trajtimin e pacientëve me fibrozë cistike, thotë ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski. Ai theksoi se aktualisht në vend trajtohen 126 pacientë të prekur nga fibroza cistike. Klekovski tha se aktualisht aplikohen dy risi, përfshirja në trajtim e pacientëve nga mosha dyvjeçare, pasi deri më tani trajtoheshin pacientë nga mosha 12 vjeçare dhe vetëm rastet kritike nën 12 vjeç. Si dhe risia e dytë, përfshirjen e pacientëve me mutacione të ndryshme gjenetike.
“Përparimi nuk është vetëm në terapi, por edhe në profesionalizmin e trajtimit. Jemi veçanërisht falënderues ndaj dy klinikave, Kozle dhe Klinikën e Fëmijëve që nëpërmjet “tuining”, programit të Berlinit dhe Kembrixhit të aplikohen trajtimet më të mira të pacientëve me fibrozë cistike.”, – theksoi ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.
Me përkrahjen e Ministrisë së Shëndetësisë, rritjen e buxhetit, Fondit të Sigurimit Shëndetësorë dhe bisedimet e suksesshme me prodhuesin VERTEKS, qasja e terapisë moderne modulare u mundësohet të gjithë 126 pacientëve, të cilët i plotësojnë kriteret mjekësore, duke filluar nga mosha dyvjeçare. Sipas autoriteteve shëndetësore, kjo mundëson shërim më të shpejtë të pacientëve dhe kontroll më të mirë të sëmundjes.


