LajmeMaqedoniTopLajm

Deniz Miftari: VMRO-ja nëse do zgjedhje ti votojë ndryshimet kushtetuese, sfida e Grubit politikisht korrekte

Zëvendëskryeministri i parë Grubi në intervistë për televizionin Kanal 5 duke folur për miratimin e ndryshimeve të nevojshme kushtetuese dhe kushtëzimin që ua bënë atyre opozitarja VMRO-DPMNE, mes tjerash ka deklaruar se nëse opozita i jep mbështetje procesit të përparimit të rrugëtimit të vendit drejt BE-së, vendi pastaj mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Politikologu Deniz Miftari thotë se nëse ka sadopak arsyetim në kërkesën e VMRO-DPMNE-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare, mendoj se kjo është një mundësi e mirë.

“Mendojnë se janë më të fuqishëm se qeveria dhe se janë fitues të sigurt në zgjedhje? – Atëherë siç thotë zëvendëskryeministri Grubi ‘bujrum’. Mendoj se sfida e Grubit që edhe opozita të marrë përgjegjësinë bashkërisht me pushtetit për ndryshimet kushtetuese është politikisht përmbajtësore dhe një mundësi për opozitën që pastaj të tregoj në zgjedhje sa është e fortë. Dhe le të mos gënjejmë. Nesër të supozojmë se Mickoski do të formojë qeverinë, problemi i parë që do të duhet të zgjidhet janë ndryshimet kushtetuese. Dhe me shumë gjasa, Mickoski do të duhet të negociojë me gjithë opozitën për të arritur shumicën 2/3 në Kuvend. Mendoj se ndryshimet kushtetuese do të ndodhin sepse duhet të ndodhin, por shumë e rëndësishme është se me kë do të ndodhin”, deklaroi Miftari për PRESSonline

Related Articles

Back to top button
Close
Close