LajmeRajon

Berisha: Revolucioni ynë ka një mision, përmbysjen e regjimit të Edi Ramës

Nga Bulqiza ku mori pjesë ne 32-vjetorin e themelimit të deges së PD në këtë qytet, Sali Berisha ripërisëriti qëndrimin e tij se revolucioni i opozitës ka vetëm një qëllim, përmbysjen e regjimit të Edi Ramës

Ai shtoi se kryeministri është përgjegjës I shifrave të frikshme të largimit të qytetareve nga Shqiperia. Sipas kryedemokratit, në 8 vite qeverisje të Ramës, nga Shqiperia drejt BE-së janë larguar 937 mijë qytetare.

Por sot pas 32 vitesh ne përballemi me një monizëm të ri. Ky monizëm nuk bazohet më në doktorinën çnjerëzore Marksiste-Leliniste, por bazohet në krimin, drogën, vjedhjen, varfërimin tuaj. Bazohet në urrejtjen e qeveritarëve ndaj qytetarëve. Bazohet në diskrimimin masiv të qytetarëve.Ndaj dhe ne jemi sot në këmbë, jemi përsëri në një revolucion, në një besë me njëri-tjetrin se do të ecim të sigurtë drejt fitores tonë. Sot kemi para jush kandidatë të shkëlqyer, Durim Fikun, në Peshkopi, Mat, kudo, njerëz që i zgjodhët me votën tuaj të lirë. Kemi kandidatë të vullnetit tuaj politikë. Nuk ndalin nga shpellat, nga perdet, por vijnë me firmën tuaj, vijnë me respektin e thellë ndaj jush.Shqipëria nuk ka patur ndonjëherë kandidatë të vullnetit të lirë, siç janë kandidatët tanë në këto zgjedhje. Revolucioni ynë ka një mision kryesor, fitoren e tyre, përmbysjen e monizmit bashki në bashki. Revolucioni ynë ka një mision, përmbysjen e regjimit të Edi Ramës. Një regjim i cili nuk është armik vetëm i demokratëve, por i mbarë shqiptarëve.  Nga viti 2014 deri në vitin 2022, nga ky regjim u larguan nga Shqipëria 937 mijë shqiptarë vetëm në BE. Nga këta rreth 80% nën moshën 32 vjeçare. Kurrë në histori, asnjë luftë, asnjë epidemi, asnjë pushim dhe asgjë nuk ka shkretuar shqiptarët sa Edi Rama“.

Berisha vijoi akuzat ndaj Ramës dhe Belinda Ballukut , të cilët sipas tij nuk mendojnë dot për fëmijët e Bulqizës pasi hanë darka 10 mijë dollarëshe me armikun e SHBA, McGonigal.

Related Articles

Back to top button
Close
Close