BotaLajme

Ukraina pranon tanket e para gjermane “Leopard 2”

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka thënë se vendi i tij ka dorëzuar tanket e para Leopard në Ukrainë.

Duda, duke folur në fjalën e tij hapëse në një takim të këshillit të sigurisë kombëtare në Varshavë, ka thënë se është i lumtur që Polonia është vendi i parë që ia ofroi tanket e avancuara Ukrainës, raportoi The Guardian të premten.

Zëdhënësi i qeverisë, Piotr Müller, konfirmoi se tanket e para Leopard nga Polonia kishin shkuar te fqinjët në Ukrainë.

Polonia i ka premtuar Ukrainës 14 tanke “Leopard 2” të prodhimit gjerman. Ishte e paqartë se sa tanke janë dorëzuar.

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Moraëiecki, ndodhet në Kiev në shenjë mbështetjeje për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close