
Marrja në pyetje nga SPAK e ish-Presidentit Ilir Meta, ka ngritur mjaft aludime dhe pikëpyetje për lidhjen e tij me dosjen CEZ-DIA.
Në lidhje më këtë situatë, gazetari Xhevahir Zhabina, u shpreh mbrëmjen e sotme në “Top Story” se kjo çështje ka nisur që në 2015 dhe DIA ka përfituar 5 mln dollarë pa kryer asnjë punim dhe në lidhje me këtë çështje u hetuan edhe dy zyrtarë të CEZ-it.
“Kjo është çështje e vjetër që ka përfshirë edhe drejtësinë e re. Kjo çështje ka nisur në 2015, e gjithë kjo skemë ishte komplet fiktive ku kompania DIA nuk kishte bërë asnjë punë dhe ishte paguar 5 mln dollarë, nuk kishte bërë asnjë punë e paratë ishin marrë dhe pjesë e kësaj skeme ishin edhe dy zyrtarë të CEZ-it, persona që u hetuan nga prokuroria dhe u dërguan në gjykim. SPAK gjatë kësaj kohe ka regjistruar një hetim si vepër penale dhe nuk ka një hetim me emër konkret të Ilir metës, këto hetime po kryhen në kuadër të veprës penale, Meta është një ndër emrat që duhet të pyeten pasi ka edhe shumë emra të tjerë.”- tha gazetari Xhevahir Zhabina
Nga ana tjetër gazetari Elton Qyno ka deklaruar se kjo çështje është rihapur pasi ka një kallëzim me indicie të forta të bërë nga PS-ja dhe e habitshme sipas tij është se ish-themeluesi i kompanisë nuk ka folur kurrë asnjë fjalë sa i përket rolit të Ilir Metës në këtë çështje, ndërsa e shoqja Vojsava Ismailaj nuk ka heshtur.
Çështja 5 milionë euroshe në dëm të shtetit shqiptar, deri më tani ka prodhuar vetëm një të dënuar si Kastriot Ismaili, i cili sakaq ka dorëzuar në Gjykatën e Fierit një kërkesë për tu liruar.Topchannel



