
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti së bashku me strukturat më të larta partiake me ministrat dhe zëvendësministrat e qeverisë kanë bërë homazhe në 5 vjetorin e vdekjes së bashkëpartiakut të tyre Abdylhaqim Ademi-t, shkruan Top24
Për homazhe në Shemshovën e Abdylhaqim Ademit ishin edhe grupi i Musa Xhaferit së bashku me Izet Mexhitin, Blerim Bexhetin, Nevzat Bejtën, Visar Ganiun dhe Bashkim Asanin. Edhe pse të dy palët nderuan ish bashkëpartiakun e tyre ajo që tërhoqi vëmendjen e tyre ishte që grupi i Musa Xhaferit e injoruan liderin e tyre Ali Ahmeri duke bërë homazhe ndaras nga strukturat partiake të kryesuara nga Ali Ahmeti.Top24



