
Nën kujdesin e kryetarit të komunës së Gostivarit sonte në këtë qytet janë ndezur 16 drita të ndryshme duke kujtuar 16 viktimat e aksidentit tragjik të autobusit në Llaskarcë ku humbën jetën shumë udhëtarë, shkruan Top24
“Duke kujtuar për të mos harruar, e sidomos për të apeluar deri te të gjithë autoritetet përkatëse dhe shoqëria në përgjithësi për mobilizim që raste të tilla mos përsëriten kurrë, në formë simbolike në orën 17:45, ndozëm 16 drita në kujtim të kësaj ngjarjeje të tmerrshme ku u shuan përgjithmonë 16 jetë të pafajshme.” shkruan kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.
Ngjarja u realizua në Parkun përkujtimor në sheshin e Gostivarit, ku janë mbjellë 16 pemë dhe janë vendosur tabela me emrat e 16 viktimave
Ndryshe procesi gjygjsorë për këtë rast tragjik ende nuk ka filluar edhe pse deri tani ka pasur disa tentime për tu mbajtur seanca.



