
Zyrtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, me anë të një video=porosie të publikuar në Facebook, ka reaguuar pas pranimit të planit franko-gjerman nga ana e Kryeministrit Albin Kurti, duke e pyetur atë se ku mbetën 6 kushtet e tij për formimin e Asociacionit.
Krasniqi theksoi se themelimi i Asociacionit parashihet brenda këtij plani, i cili sipas tij nuk përmban në vete pikën për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.



