LajmeRajon

Kosova nis një kontingjent të Forcave të Sigurisë në operacionet e shpëtimit në Turqi

Qeveria e Kosovës ka nisur drejt Turqisë një ekip të Forcave të Sigurisë për të marrë pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit që po zhvillohen në dhjetë qytete të goditura rëndë nga tërmeti i 6 shkurtit.

Kryeministri Albin Kurti njoftoi se “me vendim të Qeverisë, kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës për operacione humanitare porsa u nis sonte për në Turqi, për të ju dalë në ndihmë institucioneve dhe popullit turk në rajonet e goditura nga tërmeti.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, u shpreh edhe njëherë ngushëllimet më të thella popullit turk dhe familjarëve të viktimave të tërmetit e të lënduarve shërim sa më të shpejtë.

Vetëm tri ditë pas pritjes së ngrohtë nga Presidenti Erdoğan, në mëngjesin e sotëm u tronditëm nga lajmi për tërmetin shkatërruese në Turqi. Solidarizohemi dhe i qëndrojmë pranë popullit dhe shtetit turk në këto kohë të vështira. Shpresojmë dhe urojmë që kjo tragjedi të kalojë me sa më pak viktima.”

Related Articles

Back to top button
Close
Close