
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave që humbën jetën në tërmetin e së hënës që tronditi Turqinë.
Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Twitter, Osmani ka shprehur solidaritet të plotë me popullin turk.
Ajo ka thënë se Kosova është e gatshme të ofrojë ndihmën e nevojshme.
“Zemra ime është për të gjitha komunitetet e prekura nga tërmeti shkatërrues në Turqi. Ngushëllimet më të thella për të gjitha jetët e humbura dhe uroj shërim të shpejtë për të gjithë të prekurit. Solidaritet i plotë me njerëzit e Turqisë. Kosova është gati të ofrojë mbështetje të nevojshme, përfshirë nëpërmjet FSK-së”, shkroi Osmani.
Ekipet e shpëtimit tani po kërkojnë furishëm për të mbijetuar pasi tërmeti i fuqishëm tronditi rajonin, duke shkaktuar pasgoditje të shumta dhe duke dërguar lëkundje deri në Liban dhe Izrael.



