
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi përmes një postimi në profilin e tij në FB ka shprehur ngushllimet e tija të sinqerta për popullin turk në këto momente të rënda pas tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë, tërmet i cili është më i rëndë në historinë e Turqisë.Top24
“Në këto momente të vështira për popullin turk, mendimet dhe lutjet tona janë për ta, duke shpresuar që nga kjo ngjarje e rëndë të ketë sa më pak viktima dhe të lënduar. U shprehim ngushëllime familjarëve, të cilët kanë humbur më të afërmit e tyre, Presidentit Erdogan dhe gjithë popullit turk.” shkruan Afrim Gashi.



