
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për tërmetin tragjik në Turqi dhe Siri.
Përmes një postimi në Twitter, kreu i Shtetit shkruan se ai dhe shqiptarët janë pranë familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre nga kjo tragjedi e tmerrshme.
“I pikëlluar thellësisht nga tërmeti shkatërrues që goditi #Turkiye dhe #Sirinë këtë mëngjes. Unë dhe shqiptarët qëndrojmë pranë njerëzve të prekur dhe familjeve të tyre, që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme, duke shprehur ngushëllimet, mendimet dhe lutjet tona të sinqerta”, shkruan Begaj./tvklan.al
Deeply saddened by the devastating earthquake that hit #Türkiye and #Syria this morning. I and Albanians stand with the affected people and their families, who lost their loved ones in this terrible tragedy, offering ou sincere condolences, thoughts and prayers.
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) February 6, 2023



