LajmeSport

Zyrtare: Ermal Krasniqi transferohet te CFR Cluj

Skuadra e CFR Cluj përmes një postimi në Facebook ka zyrtarizuar blerjen e sulmuesit anësor, Ermal Krasniqi, transmeton Gazeta Metro.

Në njoftimin e tyre nuk janë dhënë detaje rreth kontratës me tashmë ish-sulmuesin e Ballkanit, i cili është raportuar nga mediumet rumune se ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare.

”CFR 1907 Cluj dhe FC Ballkani, ish kundërshtari ynë në grupet e Conference League, kanë arritur marrëveshje lidhur me transferimin e mesfushorit kosovar Ermal Krasniqi te ne.”

Duhet theksuar se Gazeta Metro të shtunën kishte raportuar nga burimet e saj brenda klubit të Ballkanit që Krasniqi gjatë kësaj jave do të bëhej pjesë e CFR Cluj.

Ndryshe, futbollisti nga Malisheva kishte qenë një ndër futbollistët më të mirë të suharekasve në ndeshjet në Europë, duke shënuar katër gola dhe dhuruar pesë asistime në 13 paraqitje.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close