LajmeTeknologji

Sony paralajmëron fundin e mungesës së “Play Station 5” këtë vit

Sony ka bërë të ditur se në vitin 2023 do të jetë më e lehtë që të gjendet një “Play Station 5”, pas mungesave që nga lansimi i saj në vitin 2020.

Presidenti i Sony Interactive Entertainment, Jim Ryan, tha gjatë një prezantimi të kompanisë se “të gjithë ata që duan një PS5 do ta kenë shumë më të lehtë për të gjetur një nga ky moment e tutje.

Në dhjetor, Sony tha se kishte zgjidhur çështjet e furnizimit në territoret aziatike, por tani ajo pretendon se e ka kapërcyer këtë problematikë në mbarë botën.

Pavarësisht kësaj, industria e teknologjisë po merret me mungesa gjysmëpërçuese që e kanë bërë shumë më të vështirë prodhimin e pajisjeve si PS5, dhe disa vlerësojnë se kjo mungesë do të zgjasë edhe në vitin 2023 e ndoshta edhe në atë 2024.

Pavarësisht nga problemet e furnizimit, PlayStation 5 ka arritur të shitet mjaft mirë.

Sony ka bërë të ditur se ka tejkaluar 30 milionë njësi të shitura që nga fillimi i saj në vitin 2020.

Related Articles

Back to top button
Close
Close