
Ka ndërruar jetë sot në Shkup në moshën 93-vjeçare, Stojan Koçov-Rudin, luftëtar, shkencëtar, shkrimtar dhe publicist maqedonas, autor i 25 veprave letrare, 20 prej të cilave të përkthyera në anglisht. Koçov ka qenë pjesëmarrës në Luftën Civile në Greqi, 1946-1949, si luftëtar i DAG-së.
Ai lindi në vitin 1930 në fshatin Turje të Maqedonisë së Egjeut. Ai u shkollua në BRSS dhe Jugosllavi. Stojan Kocov e kaloi tërë jetën duke luftuar për të drejtat e maqedonasve në Greqi dhe në mbarë botën. Ai ishte gjithmonë i përkushtuar ndaj historisë së Maqedonisë së Egjeut, luftës, kërkimit të identitetit të atdheut të tij. Jetën e tij të punës 30 vjet i kaloi në “Rade Konçar” – Zagreb.



