Një ditë pasi kryeministri Rama njoftoi se në hapësirë janë hedhur satelitët Albania 1 dhe Albania 2 ka reaguar kreu i PD-së, Sali Berisha.
Ish-kryeministri me nota ironike shkruan se “Surreli shpallet fshati satelitor”, duke shtuar “Hapet Qendra Hapësinore e Fitimeve “Surrel 1, Surrel 2”.
Një ditë më parë në Florida u lëshua raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe satelitët Albania 1 dhe Albania 2.
Rama, ndai një video nga momenti kur satelitët u leshuan në hapësirë.
“Ja dhe kjo, u tha, u bë. Sapo është lëshuar nga Cape Canaveral, Florida raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe satelitët tanë, Albania 1 dhe Albania 2”, shkruan Rama në Facebook.