
Më datën 03.01.2023 rreth orës 12:40 minuta në f. Trebosh-Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria Z.L. (58) nga ky fshat.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij dhe në automjetin “folkswagen golf” me targa regjsitrimi të Tetovës, të kryera me urdhër gjyqësor, është gjetur kokainë dhe tetë plumba për pushkë gjuetie kalibër 12 mm.
Ai është në mbajtje në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohen kallëzime sipas nenit 215 dhe nenit 396 të Kodit Penal.



