Një ditë me binjakët: Si e përballon Juliana Nura sfidat e përditshmërisë

Juliana Nura, një nënë e re, ka ndarë me ndjekësit e saj disa momente të veçanta nga jeta me binjakët e saj, të cilët sapo kanë ardhur në jetë.

Ajo ka publikuar një fotografi të ëmbël në Instagram Story, ku dy foshnjat shihen të shtrira në krevat. Për të ruajtur privatësinë e tyre, Juliana ka mbuluar fytyrat e tyre me emoji zemrash, një të kaltër dhe një rozë.

Me këtë postim, ajo ka ndarë gjithashtu disa detaje nga përditshmëria e saj si nënë, duke theksuar se kujdesi për dy foshnja sjell sfida të shumta dhe të papritura.

“A doni me pa qysh e kaloj unë me binjakët e mi një 24 orë?” ka shkruar ajo, duke i ftuar ndjekësit të zbulojnë më shumë rreth rutinës së saj të përditshme.

Juliana ka treguar se fotografia është realizuar në orën 04:00 të mëngjesit, kur binjakët më në fund kishin arritur të flinin pas disa dhimbjeve të barkut.

“Kjo foto është bërë në orën 4 të mëngjesit, ku më në fund flejtën binjakët pas dhimbjeve me bark dhe vetëm në prehërin tim i zinte gjumi”, ka shkruar ajo.

Me humor, ajo ka përmendur edhe qenin e saj, Kremi, i cili duket se po e ndien ndryshimin e rutinës në shtëpi, duke thënë se ai po nervozohet nga prania e vazhdueshme të foshnjave.

“Kremit veç po i shkojnë nervat që çdo 10 minuta kanë dikush”, ka shkruar ajo.

Ky postim është një pasqyrë e vërtetë e jetës së një nëne, ku momentet e ëmbla me foshnjat përzihen me netët pa gjumë dhe sfidat e përditshme që sjellin dy fëmijë të vegjël.