LajmeRajon

Rruga Porto Romano-Durrës, Rama: Në lotin 3 kanë përfunduar shtresat asfaltike

Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga kantieri i rrugës Porto Romano-Durrës dhe bën me dije se në lotin 3 kanë përfunduar shtresat asfaltime dhe rruga po bëhet gati për vijëzimin përfundimtar.

“Në kantierin e rrugës Porto Romano-Durrës vijon puna, ku aktualisht në lotin 3 kanë përfunduar shtresat asfaltike dhe rruga po bëhet gati për vijëzimin përfundimtar. Ky investim me gjatësi rreth 6 km është pjesë e aksit të ri rrugor që lidh autostradën Tiranë-Durrës me zonën e Porto Romanos, një projekt i rëndësishëm që do të lehtësojë ndjeshëm trafikun dhe do të jetë në funksion të Parkut Energjitik, Portit Industrial, si dhe zonave të lira ekonomike”, shkruan kreu i qeverisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close