Kryeministri, Edi Rama ka reaguar në lidhje me shkarkimin nga detyra të drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama ka treguar arsyen e largimit të Bendos.

“Me HELIDON BENDON, Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, i cili për arsye të vazhdimit të studimeve pasuniversitare në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare e të Sigurisë, pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara, ka dorëzuar dorëheqjen. Ai do të angazhohet në vijim si këshilltar i kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë”, shkruan Rama në Facebook.
Helidon Bendo u shkarkua nga detyra me kërkesë të kryeministrit Rama, kërkesë e cila u dekretua sot nga Presidenti Bajram Begajl.