Opinion

Qendra Komunale për Shërbime në Veleshtë, e lënë pas dore nga Komuna e Strugës…?

 

Kryetar i Komunës Ramis(z) Merko, nëse nuk keni qenë deri më tani në Qendrën Komunale për Shërbime në Veleshtë, për të cilën jë përgjegjës, do të ftoja që të merrni me vete të gjithë funksionerët e BDI – së nga Veleshta, dhe të shkoni të shifni nga afër, se si janë katandisur zyrat e Qendrës Komunale për Shërbime në Veleshtë, zyrat e Bashkësisë Lokale të Veleshtës.

Sa për rifreskim memorie, në këtë objekt është mbajtur takimi historik të qytetarëve gati të gjithë Strugës me Kongresmenin Xhozef Diogardi, ne vitin 2003 Ambasadori i SHBA – së, Richard Batler ka hapur zyrat e punës të Qendrës për Zhvillimin e Biznesit me përkrahje të USAID–it Amerikan, janë investuar para dhe ka funksionuar ish Komuna e Veleshtës në dy mandate në vitet, 1996 – 2000, dhe vitet 2000 – 2005, që u sakrifikua – e shuajtëm që të fitojmë Strugën, se gjoja Komuna e Strugës më mirë do të kujdeset për Veleshtën, dhe vendbanimet e tjera, ku edhe nji numër i madh funksionerësh politik bën hapat e para në politik, etj…!

Kryetar i Komunës së Strugës Ramis(z) Merko, që vini në Veleshtë vetëm në kohën e zgjedhjeve për të marrë votat e Veleshtarëve, dhe ju u.d. Kryetar i Bashkësisë Lokale të Veleshtës, ju kërkoj që të merrni angazhim dhe këto ambiente ti ktheni në ambiente dinjitoze dhe të shfrytëzohen:

1. Për nevoja të ambulantës shëndetësore lokale,

2. Zyra të Qendrës Komunale për Shërbime në Veleshtë, me aktivitete të plota për nevoja të qytetarëve veleshtarë,

3. Zyra për nevoja të ndonjë Ndërmarrjeje Publike Komunale – që në Veleshtë nuk e keni asnjë,

4. Zyrat e Vendit të Bashkësisë Lokale – Veleshtë, Librat e Amzës, që do të shfrytëzohen edhe për Kurorëzimet në Veleshtë, sepse rinisë tonë nga mërgimi, diaspora mos ti vjen mbarre të bëj qoft edhe një foto në ditën e tyre më të lumtur të kurorëzimit,

5. Sallë për Mbledhje të strukturave të ndryshme në Veleshtë,

6. Zyra për nevoja të Rinisë,

7. Zyra për nevoja të Shoqërisë Kulturore Artistike “Shpresa”- Veleshtë,

8. Zyra për nevoja të Biznesit dhe Afarizmit,

9. Sallë me dokumeta – fotografi të historisë apo ndodhive në Veleshtë,

10. Zyra për nevoja dhe aktivitete të Diaporës, etj…!

Kryetar i Komunës së Strugës, por edhe ju funksionarë të tjerë politik të Veleshtës, nëse nuk e keni vizituar Qendrën Komunale për Shërbime në Veleshtë, ju sjell disa sekuenca të gjendjes së saj duke shpresuar se në objektet e tjera administrative në Ladorisht, Llabunisht dhe Dollogozhdë, e zyra të tjera të vendit në Komunën e Strugës, kudo që ato egzistojnë, gjendja e tyre të jetë më e mirë…
Deri kur kështu?

Lulzim Nasufi, Kryetar i Degës së ASH – Strugë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close