Të dhënat për pikat pagesore
2019 – 43,607,588 milionë euro
2020 – 34,029,562 milionë euro
2021 – 46,401,122 milionë euro
2022 – 53, 658 500 milionë Euro
Nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore thonë se nuk kanë ndërmend të ulin çmimet e pikë-pagesave, sepse ato janë fonde për mirëmbajtjen e rrugëve.
“Ne ndërtojmë pikë-pagesa rrugore, sepse kemi një fazë në të cilën investojmë jashtëzakonisht shumë në ndërtimin e infrastrukturës rrugore, kështu që për këto arsye fondet janë si të ardhura. Është burimi i të ardhurave për shlyerjen e kredive që ne i shlyejmë si Ndërmarrje Publike. Të gjitha kreditë që marrim për ndërtimin e rrugëve, i kthejmë si ndërmarrje publike”, thonë nga “Rrugët Shtetërore”.
Qytetarët janë të njëzëshëm se lëvizin në rrugë katastrofike. Për Alsat thonë se do të paguanin tarifa më të larta, nëse do të shihnin se paratë e tyre të shpenzuara për pikë-pagesa rrugore janë investuar realisht për përmirësimin e infrastrukturës rrugore.
Anketë Qytetar
Çfarë rrugësh mendon se kemi?
“Të këqija, ende janë shumë të këqija”, tha një qytetar.
“Sa i përket çmimeve, paguan shumë, dhe nuk merr asgjë”, shtoi një qytetar tjetër.
“Rrugët janë katastrofë, mirëmbajtja është në zero. Rrugë të tilla nuk ekzistojnë në Evropë, mirëmbajtja e rrugëve te ne është në nivelin më të ulët, ndërsa pagesat nuk korrespondojnë me mirëmbajtjen e rrugëve. Çmimet janë shumë të larta”, u shpreh një qytetar.
Sipas Ligjit për Rrugë Shtetërore, çmimet e taksave rrugore në Maqedoninë e Veriut përcaktohen sipas gjatësisë së udhëtimit, përkatësisht një kilometër i kaluar kushton 2,57 denarë. Pikë-pagesa e fundit në vend është lëshuar në mesin e vitit 2019 në autostradën Goce Dellçev. Sipas çmimores së “Rrugëve Shtetërore”, nga Shkupi përmes Miladinocit deri në Shtip duhet të paguhen 160 denarë. Të njëjtën shumë paguajnë edhe qytetarët që udhëtojnë çdo ditë në linjën Tetovë – Shkup në të dy drejtimet.