
Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka konfirmuar se ka gjasa për zhvillimin e bisedimeve me presidentin rus, Putin për dhënien fund të luftës në Ukrainë.
“Qëllimi ynë është që Rusia t’i japë fund luftës agresore dhe që Ukraina të mbrojë integritetin e saj”, është shprehur kancelari gjerman për gazetën “Süddeutschen Zeitung”.
“Për këtë do të jetë e nevojshme të flasim. Nëse kjo do të bëhet përmes telefonit, videokonferencës apo në një tavolinë të gjatë duhet ta shohim”, tha Scholz.
Apeli mund të jetë vetëm ky, sipas Scholz:“Putin, jepini fund luftës. Rreziku i një përshkallëzimi për shkak të dështimit ushtarak të Rusisë është i madh.”
Në fillim të dhjetorit, kancelari gjerman telefonoi për herë të parë pas shtatorit presidentin rus. Në bisedimin afërsisht 1 orë, kancelari gjerman kërkoi sa më shpejt një zgjidhje diplomatike.



