
Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi së bashku me ministrat Bujar Osmani dhe Jeton Shaqiri, janë mirëpritur sot nga kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi dhe deputetët e kësaj zone, Arbër Ademi dhe Berat Аjdari, për të mbikëqyrur nga afër realizimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore për banorët e kësaj zone që kanë pasur mbështetjen e Qeverisë.
Vizitën e tyre në komunën e Likovës e filluan në fshatin Hotël, ku u mbikëqyr nga afër procesi i përfunduar i asfaltimit të rrugës lokale të këtij fshati në gjatësi prej 2 kilometrave, investim ky që ka arritur vlerën prej 190.000 euro të siguruara nga Byroja për viset e pazhvilluara dhe Komuna e Likovës.












