
Ambasada Amerikan në Tiranë ka shfaqur një dokumentar në nder të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA.
Ambasada ka ndarë mesazhin e ambasadores Yuri Kim në dokumentarin e 100-vjetorit të marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, ku ka deklaruar se marrëdhënia mes dy vendeve tona, kapërcen çdo qeveri, udhëheqës apo person.
Midis të ftuarve ishin zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë, politikanë, akademikë, sipërmarrës, përfaqësues fetarë, ushtarakë, media, shoqëri civile dhe të rinj.
“Shpresoj të bindeni edhe më shumë se lidhja mes vendeve tona është e veçantë, e fortë dhe do të zgjasë. Është një lidhje që kapërcen çdo qeveri, udhëheqës apo person. Është një lidhje mes dy popujve me besimin e përbashkët në liri, demokraci, prosperitet dhe drejtësi. Është një lidhje që nuk mund të thyhet“, thotë në dokumentar ambasadorja Yuri Kim.



