Nën organizimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Nikollaj Millkov, sot (7 dhjetor) do të mbahet “Forumi i Biznesit: Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Bullgarisë” në Shkup.
Në të do të marrin pjesë aktivisht përfaqësues të komunitetit të biznesit, odave më të mëdha ekonomike, si dhe institucione të sektorit ekonomik nga të dyja vendet.
Në kuadër të forumit janë planifikuar takime të shumta të përfaqësuesve të mbi 150 kompanive nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, si dhe nënshkrimi i shumë marrëveshjeve nga fusha e biznesit.


