LajmeMaqedoniTopLajm

Kriza energjetike, Bekteshi: Disa amvisëri shpenzojnë më shumë se kompanitë

Vendimi për ndryshimin eventual të çmimit të energjisë elektrike nga 1 janari do të miratohet në interes të qytetarëve. Sipas Ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi për qytetarët që bëjnë pjesë në bllokun e parë dhe të dytë nuk pritet që të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, sepse Qeveria do të vendos për çmimin që EMV do të shesë energjinë furnizuesit universal. Por nuk është në rregull që amvisëri të caktuara të shpenzojnë më shumë se disa kompani të mëdha.

“Nuk është në rregull që në kohë të krizës amvisëri të caktuara me të ardhura më të larta të paguajnë çmime të njejta me qytetarët që kanë të ardhura mesatare. Amvisëri të caktuara në vend kanë shpenzuar më shumë se disa kompani të mëdha. Flasim për 30 deri në 40 megavat në muaj, që do t thotë se ato kompani do të paguajnë në pajtueshmëri me kushtet e tregut dhe pse jo me marzha shtesë nga EVN HOUM, dhe EMV”, u shpreh ministri i ekonomis Kreshnik Bekteshi.

EMV nga Qeveria ka marrë obligim që të prodhon më shumë energji elektrike dhe për këtë vit ka prodhuar 3873 gigavat orë dhe krahasuar me vitin që lam pas kemi rritje për 26 përqind.

“Sa i përket resurseve të siguruara me mjete që i marrim nga qeveria për rritjen e prodhimit të energjiës elektike bëhet gropimi i qymyrit vendas në TEC Manastir dhe Osllomej , kemi marrëveshje për importin e qymyrit nga Shqipëria por edhe dërgesa nga Greqia për 600 mij tonë qymyr dhe çmimi është 59 euro për ton që do të thotë se kemi çmimet më të lira për blerjen e qymyrit në Evrop në kohë të krizë energjetike . Poashtu jemi furnizuar edhe me mezut deri në fund të sezonit të ngrohjes”, theksoi Vasko Kovaçevski nga SH.A EMV.

Kovaçevski: Kemi furnizim me mazut dhe qymyr

Edhe Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se shteti do të paguajë borxhet e energjisë elektrike të institucioneve që kanë pasur arsye objektive , të tjerat do ti nënshtrohen përgjegjësisë për mospagesën e faturave. (TVM2)

Related Articles

Back to top button
Close
Close