
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Stotelberg në Twiter ka publikuar se ka biseduar me përfaqësues të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Xhozef Borell dhe i ka shprehur zhgënjimin e tij meqë nuk është zgjidhur ngërçi mes Beogradir dhe Prishtinës për tabelat e regjistrimit.
“Bisedova me Xhosev Borell. Jemi të dëshpruar që nuk ishte e mundur të zgjidhet problemi me tabelat e regjistrimit. Tanui është koha për përgjegjësi dhe zgjidhje pragmatike, Patjetër të shmanget eskalimi i situatës. KFOR mbetet i zgjuar” tha Stotelberg.
Sot në Bruksel u mbajt një mbledhje urgjente në nivel të lartë dhe në korniza të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, pas paraljmërimit se nga nesër Kosova do ti dënoj pronarët e veturave me regjistrime të serbisë.
Borell sot takoi veçmas kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti pasaj presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe më pas kanë pasur takim të përbashkët.
Pas takimit, Vuçiq deklaroi se apsolutisht nuk ka asnjë marrëveshje, ndërsa Kurti deklaroi se Prishtina ka refuzuar si të papranueshëm propozimin e BE-së që Prishtina të tërhiqet nga dënimet për ata që nuk i kanë riregjisrtuar veturat me regjisrtim të Kosovës.



