Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se nuk ka “indikacione” se shpërthimi i raketës në Poloni ishte rezultat i “një sulmi të qëllimshëm”.
“Nuk ka asnjë indikacion se Rusia po përgatit veprime ushtarake sulmuese kundër NATO-s,” thotë ai.
Stoltenberg vazhdon duke thënë se incidenti në Poloni “ka gjasa” të jetë shkaktuar nga aktiviteti i sistemeve të mbrojtjes ajrore të Ukrainës – duke i bërë jehonë pikëpamjes së presidentit polak.
Stoltenberg thotë se aleatët e NATO-s kanë shprehur “mbështetje të fortë” për aleatin e tyre Poloninë dhe kanë shprehur “ngushëllimet e tyre më të thella për humbjen tragjike të jetëve” pas shpërthimit të raketës.
“Ne vazhdimisht po vlerësojmë se çfarë duhet të bëjmë më shumë,” thotë ai.
Fillon seanca e jashtëzakonshme e NATO-s
Seanca e jashtëzakonshme e ambasadorëve të NATO-s për të diskutuar për rënien e dy raketave në Poloni, të cilat nuk dihet se nga janë lëshuar, ka filluar para pak çastesh në selinë e Aleancës në Bruksel, thanë diplomatët.
Deri më tani, aleanca ushtarake perëndimore dhe vetë qeveria polake kanë shmangur fajësimin e Rusisë, transmeton rtv21.tv.
Si shefi i NATO-s ashtu edhe presidenti polak e kanë quajtur goditjen që vrau dy persona një “incident tragjik”.
Kjo është në përputhje me një qëndrim të mëparshëm të përshkruar nga presidenti amerikan Joe Biden. Pak kohë më parë, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak tha se ishte e rëndësishme të vërtetoheshin faktet e asaj që ndodhi.