LajmeRajon

Kurti s’deklarohet për situatën në veri, thotë se do të mbajë konferencë për medie

Kryeministri Albin Kurti, nuk ka pranuar të deklarohet për situatën në veri të vendit.

Kreu i ekzekutivit u tha gazetarëve se për këtë çështje do të mbajë konferencë për medie, por që nuk e bëri të ditur orën.

Kurti, këto komente i bëri pas Samitit të parë Rajonal për Mbrojtje nga Diskriminimi Racor, saktësisht për diskriminimin ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Lista Serbe në Kuvendin e Kosovës ka dorëzuar edhe mandatet e 10 deputetëve pas dorëheqjeve kolektive në veri.

Dje katër kryetarët bashkë me këshilltarët komunalë kanë dhënë dorëheqje nga këto pozita.Të gjitha këto veprime u ndërmorën nga serbët për shkak të vendimit për targa të marrë nga Qeveria e Kosovës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close