BotaLajmeTopLajm

Putini rikthen krzën e grurit, pezullon marrveshjen e eksportit në detin e zi

Vladimir Putin njoftoi se Rusia po e pezullon pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen që marrëveshje që lejon kalimin e sigurt të anijeve transportuese të grurit ukrainas, edhe pse sipas shefit të Kremlinit, Moska nuk po e rrëzon krejtësisht ujdinë. Pretendimi që nxjerr pala ruse për tërheqjen nga pakti ishte se Ukraina ka përdorur një korridor sigurie në Detin e Zi për të sulmuar flotën e saj.

Kreu i agjencisë humanitare të Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths kërkoi që t`i rrëzonte me argument logjike në Këshillin e Sigurimit pretendimet ruse.

Asnjë anijë civile me drith ukrainas nuk është përfshirë në një sulm me dronë ndaj flotës rusë në Krime, sepse të shtunën, sic theksoi ai, kur është dhe dita e incidentit të supozuar, asnjë anije e tillë nuk ka lundruar në korridorin e “zonës së sigurt” në Detin e Zi, ku kalojnë dërgesat nga Ukraina. Korridori është pjesë e marrëveshjes për drithërat që synon të zbusë krizën globale të ushqimit.

Ky përbënte një vëllim rekord të eksporteve që nga fillimi i marrëveshjes së grurit, tha një zëdhënës i administratës ushtarake të Odesa-s i cituar nga Reuters.Ministria e infrastrukturës shtoi se një nga anijet që transportonte 40,000 tonë drithë ishte e destinuar për në Etiopi, ku ekzistonte “mundësia reale e urisë masive”.

Nuk dihet megjithatë si do të veprojë Moska në vazhdim, teksa Putin insistoi në një fjalim televiziv që Kievi të ofrojë garanci se anijet civile nuk do të përbëjnë asnjë kërcënim për planë ruse.

Related Articles

Back to top button
Close
Close