
Kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani përmes një postimi në profilin e tij në FB ka shkruar për festën e Republikës së Turqisë e cila është 29 Tetori, shkruan Top24
Shabani në postimine tij uron bashkëvendasit e tij të komunitetit Turk sidhe Republikën e Turqisë me rastin e festës së tyre kombëtare 29 tetorit Ditën e Republikës dhe 99 vjetorin e Republikës.
“Në emër të të gjithë qytetarëve të Komunës së Vrapçishtit si dhe në emrin tim personal,
Urojmë Republikën e Turqisë me rastin e festës së tyre kombëtare 29 tetorit Ditën e Republikës.
99 vite Republikë, progres, zhvillim dhe përparim.” shkruan Shabani përcjellë Top24.



