
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim vite më parë kishte paralajmëruar për disa bashkëpartiak të tij që edhe pse duken mirënjohës në sipërfaqe por në brendi janë ziliqarë e zullumqarë shkruan Top24.
Ahmeti në një nga ciklet zgjedhore që i ka dhënë mbështetje ish nënkryetarit të partisë, ish kryetarit të komunës së Gostivarit apo ndryshe quajtur një nga humbësit më të mëdhenj në BDI, kishte deklaruar se Nevzat Bejta është zullumqarë. Por Ahmeti si atëherë dhe sot zgjedhë format për ta thënë fjalën e tij e për të përcjellë mesazhin.
Nevzat Bejta së fundmi akuzoi Ali Ahmetin dhe bashkëpartiakët e tij se e kanë mundur në zgjedhjet lokale në Gostivar karshi Arben Taravarit. Përgjigjen më të bukur për këtë ia dha gazetari Arben Ratkoceri i cili i tha Bejtës se edhe 20 herë të dalish kandidat Taravari do të ju mund çdo herë e më bindshëm.Top24



