
Ish nënkryetari i BDI-së, një herit ish kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta në mënyrë indirekte ka akuzuar liderin e partisë së tij Ali Ahmeti se nuk e ka mbështetur me njëmend që ti fitoj zgjedhjet në Gostivarë, shkruan Top24.
Bejta tha se bashkëpartiak të mi kanë punuar kundër meje që unë ti humbi zgjedhjet dhe më pas në bashkëpunim me kryetarin aktual mua të më burgosin dhe të ma përfundojnë karierën.
Kujtojmë se lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti si në asnjë komunë tjetër në vend nuk është angazhuar si në komunën e Gostivarit duke marrë pjesë në të gjitha takimet lokale e qendrore me Nevzat Bejtën madje opozita e akuzonte se Ahmeti po rin me qira në Gostivarë, shkruan Top24
Por edhe pas gjithë kësaj Bejta humbi për herën e pestë komunën e Gostivarit ndërsa Arben Taravari i ftoi edhe për një raund të tretë nëse Bejta ka vullnet.
Pavarsisht gjithë kësaj Bejta sonte ka hedhur akuza të rënda ndaj bashkëpartiakëve.







