LajmeMaqedoniTopLajm

“Tregu i ushqimit”, Taravari: Kjo kuzhinë do të furnizojë me ushqim shkollat fillore në të gjithë qytetin tonë

Kryetari i ASH, Arben Taravari,, ka marrë pjesë në Tregun Ushqimor në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Ushqimit.
“Tregu i ushqimit”, organizim madhështor në SHF “Përparmi” – Çegran
Nën partonazhin e Komunës së Gostivarit, Dita Ndërkombëtare e Ushqimit sivjet u shënua me një “Treg Ushqimi” në Shkollën Fillore “Përparimi” në Çegran.
Përgëzoj nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit për ushqimet e përgatitura dhe për mikpritjen e denjë të traditës sonë me “Bukë e kripë e zemër”.
Si pushtet lokal jemi në përgatitje të sipër të kuzhinës te e cila do të përgatiten ushqime të shëndetshme. Kjo kuzhinë e para e këtij lloji në vendin tonë, me do të furnizojë me ushqim edhe shkollat fillore në gjithë territorin e qytetit tonë.
Më gëzoi pa masë fakti se nxënësit e kësaj shkolle kishin vendosur që paratë e grumbulluara nga ushqimet që do të shiten, t’i dërgojnë te Qendra për Autizëm “Blue Puzzle” në Gostivar.
Ndryshe, e zgjodhëm Çegranin për këtë aktivitet, për të parë nga afër edhe punimet për rinovimin e fasadës së jashtme të kësaj shkolle që shkojnë drejt përfundimit”, shkruan Taravari.

Related Articles

Back to top button
Close
Close