
Kryeqyteti ukrainas Kiev është goditur nga të paktën katër shpërthime – me një këshilltar presidencial që fajëson “dronët kamikaze” të dërguar nga Rusia.
“Kjo tregon dëshpërimin e tyre”, ka thënë Andriy Yermak, kreu i stafit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Kryebashkiaku Vitalii Klitschko tha se ndërtesat e banimit në zonën qendrore të Shevchenkivskiy ishin dëmtuar
Ndërsa sulmet e mëngjesit të sotëm ishin nga dronët – zhurma e ulët e këtyre armëve me lëvizje të ngadaltë po bëhet e njohur në të gjithë vendin, transmeton Telegrafi.
Kievi lëshoi alarmet ndërsa bateritë kundërajrore u përpoqën furishëm t’i rrëzonin dronët.
Shpërthimet të hënën filluan rreth orës 06:30 me orën lokale, dhe ishin të paktën pesë gjithsej. Më e fundit ishte rreth orës 08:10 me orën lokale.
Dy prej tyre thuhet se ishin afër qendrës së qytetit, me sirena dhe alarme makinash të dëgjuara në të gjithë zonën – ndërkohë që njerëzit (përfshirë disa gazetarë) iknin për t’u strehuar në ndonjë vend të sigurt.




