LajmeMaqedoniTopLajm

A i lëkundet karigeja ministrit Bekim Sali, ja çfarë thotë ai

Zëvendësimi i mundshëm do të ishte me kërkesë të kryeministrit, e jo të individëve apo ndonjë iniciatori të ndonjë zëvendësimi të ndonjë anëtari të ekipit qeveritar, tha ministri i Shëndetësisë Bekim Sali pas informacioneve të publikuara në disa media për zëvendësimin e tij, përcjellë TOP24

Nuk mund të them nëse do të qëndroj apo jo. Kryeministri tha tre javë më parë në një televizion kombëtar se është ekipi me të cilin dëshiron të punojë. Mendoj se një ndryshim i mundshëm do të ishte me kërkesë të kryeministrit dhe jo të individëve apo nismëtarëve të ndonjë ndryshimi të një pjese të ekipit të qeverisë, sepse kryeministri është ai që i propozon parlamentit dhe ai voton. dmth e përkrah një format të tillë të qeverisë, tha Sali, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë vizitës në Institutin Universitar të Radiologjisë – Shkup, ku u vendos një aparat i ri angiografik më i avancuar për procedura intervenuese radiologjike.

I pyetur nëse ka dëshirë të ndrohet personalisht, Sali tha se ka dëshirë të punojë dhe të promovojë pajisje që do të jenë pranë pacientëve.

Kam dëshirë të punoj shumë dhe të promovoj kudo pajisje që do të jenë sa më pranë pacientëve. Një nga gjërat që punuam me krenari ishte bashkëpunimi me Bankën Botërore për shndërrimin e fondeve të caktuara që ishin caktuar për vaksinat, në pajisjen e spitaleve që janë jashtë Qendrës Klinike. Sistemi shëndetësor nuk duhet të fokusohet vetëm në Qendrën Klinike. Për fat të keq, Qendra Klinike është shndërruar në shërbim shëndetësor terciar dhe sekondar, e ndonjëherë edhe në privat në orët e vona sepse pacientët i shmangen regjistrit, kështu që shkojnë në klinikë dhe kjo shkakton kaos në sistem”, tha ministri Bekim Sali.Top24

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close