Nëse ju ka marrë malli për Klodin në reality-show, zbulohet se ku do ta shihni së shpejti

Ditë më parë, ish finalisti i “Big Brother VIP Kosova 4”, Klodian Mihaj, paralajmëroi një projekt të ri dhe njoftoi se do të largohej nga rrjetet sociale për rreth dhjetë ditë. Më pas, ai i përshëndeti ndjekësit me fjalët “Goodbye guys”, duke lënë gjithçka në mister.

Koha e njoftimit përkoi me nisjen e xhirimeve të një formati të njohur, ndërsa emri i tij nisi të qarkullonte edhe mes fansave italianë.

Raportohet Klodi do të jetë pjesë e sezonit të dytë të “The 50 Italia” në Prime Video.

Ky zhvillim vjen pas një periudhe jo fort të qetë në raportin e tij me Elijonën. Reagimet e tyre në rrjet ngritën pikëpyetje për marrëdhënien, ndërsa Klodi kërkoi që ajo të mos sulmohej dhe vlerësoi sinqeritetin e saj.

The 50 Italia” vendos në një kështjellë 50 personazhe të njohura. Konkurrentët vijnë nga formate si “Grande Fratello”, “Temptation Island”, “Uomini e Donne”, “L’Isola dei Famosi”, “Too Hot to Handle” dhe reality të tjera, krahas figurave të njohura të rrjeteve sociale.

Nën drejtimin e figurës misterioze të Luanit, ata përballen me sfida, krijojnë aleanca dhe vendosin për fatin e njëri tjetrit. Fituesi siguron një shpërblim jo për veten, por për njërin prej ndjekësve të tij.

Formati ka krijuar audiencë të fortë në streaming, veçanërisht mes publikut të ri dhe ndjekësve të reality show-ve.

Pas “Too Hot to Handle Italia” dhe BBVK4, Klodi hap një kapitull të tretë televiziv.

Nga një lamtumirë e shkurtër në rrjet, ai po hyn në një kështjellë ku 50 personazhe luftojnë për të mbetur të fundit.