LajmeMaqedoniTopLajm

Majan Vejseli ditë të mira vijnë për HMV, 50mi ton qymir do të transportojmë çdo muaj nga Greqia

Drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë së Veriut, Majan Vejseli edhe pse i sabotuar nga të punësuar që ishin mësuar të vidhnin në HMV SHA- Transport, nuk ka ndaluar me angazhimin e tij që kjo ndërmarrje të ngritet dhe të jetë në nivelin e duhur që meriton dhe me këtë të gjithë të punësuarit të ju kthehet dinjiteti që meritojnë, shkruan Top24

Drejtori Vejseli qëndroi në vizitë në Gerqi nga ku pritet të transportohen 50.000 ton (Coal) qymir në muaj i cili do të vij  nga Indonezia në Greqi përmes transportit Ujor, më pas në Maqedoninë e Veriut dhe më pas në Serbi.

“Po bëjmë përpjekje dhe kemi nënshkruar një marrëveshje, që HMV SHA-Transport të jenë pjesë aktive e bartjes së (COAL) qymirit i cili përmes portit do të airj në Greqi nga Indonezia dhe më pas përmes HMV-SHA Transport në Maqedoninë e Veriut dhe më pas në vendin fqinj në Serbi” tha Majan Vejseli për Top24.

Ndryshe ky është projekti i katërt me radhë që Vejseli po ndërmer për pak muauj pas marrjes së detyrës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close