
Prijësi i grupit të zjarrit Musa Xheferi gjatë ditës është prononcuar për SllobodenPecat rreth kërkesat e grupit që përfaqëson dhe qëndrimet që kanë. Në prononcimin e tij Xhaferi kërkon dorëheqjen e gjithë ministrave dhe zëvendësministrave duke përfshi këtu edhe Bashkim Asanin i cili aktualisht mban postin e zëvendësministrit të mbrojtjes. Ndryshe Asani është njëri nga të nënshkruarit në listë por që tani i kërkohet Ahmetit që edhe atë ta ndrojnë nga pozita që mban. Nëse Asani do të tërheq nënshkrimin nga iniciativa ose do të dorëhiqet nga funksioni pritet të shihet në ditët në vijim.



