BotaLajme

Putin shpall aneksimin e tokave të Ukrainës në ceremoninë e Kremlinit

Presidenti rus Vladimir Putin të premten kryesoi një ceremoni për aneksimin e katër rajoneve ukrainase të pushtuara pjesërisht nga forcat e tij, duke përshkallëzuar luftën e tij shtatëmujore dhe duke e çuar atë në një fazë të re të paparashikueshme, shkruan Ruters.

“Ky është vullneti i miliona njerëzve,” tha ai në një fjalim para qindra personaliteteve në Sallën e Shën Gjergjit të Kremlinit.

Ceremonia u zhvillua tre ditë pas përfundimit të referendumeve të organizuara me nxitim, në të cilat përfaqësuesit e Moskës në rajonet e pushtuara pretenduan një shumicë deri në 99% në favor të bashkimit me Rusinë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close