LajmeMaqedoniTopLajm

Ali Ahmeti apo “grupi i zjarrit” flet profesori Bashkim Selmani

Pas rikthimit në temë diskutimi i ashtuquajturi “Grupi i Zjarrit” dje mori një dush të ftohtë nga i pari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i cili deklaroi që në bazë të themeleve të forta BDI mund të funksionojë edhe pa Ali Ahmetin, Izet Mexhitin e Musa Xhaferin.

“Bashkimi Demokratik për Integrim ka ngritur struktura të qëndrueshme që mund të funksionojnë pa Ali Ahmetin, pa Blerim Bexhetin, pa Musa Xhaferin, pa Izet Mexhitin. Do të thotë ky është investim kombëtar dhe ky investim kombëtar ka bazë të fortë dhe përkrahje të fortë”, shtoi ai.

Për profesorin universitar dhe analsitin Bashkim Selmani përplasjet në BDI mes “grupit të zjarrit” janë kërkesa me tendencë personale.

Unë nuk e shoh të kohës dhe momentin e duhur, po të ishte ky “grupi zjarrit” të kishte përplasje në aspektin ekonomik apo në interesin e shqiptarëve për të bërë ballë një krize apo emergjence situatës do të ishte shumë më e vlersuar për të gjithë ne qytetarët. Por kjo është më tepër tendencë personale ku dihet që janë personat që kanë koontribuar në atë parti dhe moralisht më pak ju takon atyre që të japin një vlerësim dhe kundërshtim të tillë” u shpreh Selmani për TS.

Selmani po ashtu potencon se për momentin nuk ka hapësirë për parti të re ndërsa ata që dalin dhe shkëputen nga Bashkimi Demokratik Për Integrim gjithmonë dështojnë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close