LajmeMaqedoniTopLajm

Dorëhiqet Ilire Dauti, nuk do të jetë më koordinatore e grupit parlamentarë të ASH-së

Deputetje e Aleancës për Shqiptarët, llire Dauti sot ka deponuar dorëheqjen e saj si koordinatore e grupit parlamentarë të ASH-së, shkruan Top24.

Arsye e dorëheqjes së deputetes Ilire Dauti është rezultati i dobët i Aleancës për Shqiptarët në zgjedhjet e parakoheshme për këshillin komunal të komunës së Tetovës, ku Aleanca për Shqiptarët nuk ariti të mer asnjë mandat. Në postimin e saj Dauti shkruan:

“Çdo rezultat në këtë drejtim është e tëra që ju duhet njerëzve të thjesht, krenar e me dinjitet cilësi të cilat vlerësohen reciprokisht mes njerëzish që besojnë në të njëjtat parime.
Nisur nga këtu mbështetja e juaj në zgjedhjet e fundit parlamentare i dha kuptim e hije fjalës time në Kuvend e do jetë kuptimi i asaj fjale gjer në fund të mandatit si deputete e Aleances për Shqiptarët në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Por, rezultati në zgjedhjet e fundit lokale e edhe me shumë rezultati tejet i dobët për Këshillin e Tetovës më goditi edhe mua, e ndërgjegja ime si deputete e zonës gjashtë nuk e tejkalon e s’mund të jem indiferente. Prandaj ju njoftoj që sapo u dorëhoqa nga Koordinatore e Grupit Parlamentar të Aleances për Shqiptarët, të vetmin emrim që kam për momentin nga subjekti politik.”

Related Articles

Back to top button
Close
Close